Nëndetësja greke ngatërrohet në rrjetat e peshkarexhës gjatë stërvitjes në Egje

Nëndetësja greke ngatërrohet në rrjetat e peshkarexhës gjatë stërvitjes në Egje

Një nëndetëse e Marinës Ushtarake Greke raportohet se u ngatërrua në rrjetat e një peshkarexheje mes ishujve të Androsit dhe Tinos në detin Egje. Pavarësisht incidentit, nëndetësja nuk humbi aftësinë e saj lëvizëse dhe tashmë është ngritur në sipërfaqe Bëhet fjalë për një nëndetëse të klasit “Papanikolis” (Type 214) e Marinës Ushtarake Greke që duket se u ngatërrua sot në mesditë në rrjetat e një peshkarexheje bëjnë me dije mediat greke. Nëndetësja e Marinës Ushtarake ndodhej në zonën detare në kuadër të stërvitjes “KATAIGIDA 26”. Sipas informacioneve të para, nëndetësja nuk humbi sistemin e saj të lëvizjes dhe tashmë është ngritur në sipërfaqe, bëjnë me dije të njëjta burime. Në zonë ndodhet edhe një mjet i Rojës Bregdetare Greke. Burime të Marinës Ushtarake theksojnë se:...