NEGOCIATORET KANE FRIKE SE MOS VRITEN NGA KRERET
“Negociatorët iranianë kanë frikë se mos vriten nga Teherani”, tha Donald Trump, duke folur në darkën vjetore të mbledhjes së fondeve të Komitetit Republikan të Kongresit në Union Station në Uashington. Trump këmbënguli se Irani po merrte pjesë në bisedimet e paqes, duke sugjeruar se mohimet e Teheranit ishin për shkak të frikës së negociatorëve iranianë se mos vriten nga qytetarët e tyre. “Ata po negociojnë dhe duan të arrijnë një marrëveshje me çdo kusht. Por ata kanë frikë ta thonë këtë sepse imagjinojnë se do të vriten nga populli i tyre”, deklaroi presidenti amerikan. …
Burimi:
ntv.al