Në pritje të “ok” nga Trump, trupat tokësore amerikane qëndrojnë në gatishmëri

Në pritje të “ok” nga Trump, trupat tokësore amerikane qëndrojnë në gatishmëri

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund të jetë pranë pranimit të kërkesave të SHBA-së, ndërsa raporte nga zyrtarë amerikanë tregojnë përgatitje të trupave për operacione të mundshme tokësore në rajon. Sipas burimeve anonime, mijëra marinsa amerikanë janë vendosur në zonë, ndërsa forca speciale dhe parashutistë janë në lëvizje, duke rritur gatishmërinë ushtarake. Administrata amerikane po shqyrton një gamë të gjerë opsionesh, që nga një sulm i kufizuar në terminalin kryesor të eksportit të naftës në Ishullin Kharg, deri te një operacion shumë më kompleks për të sekuestruar rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat Trump i ka quajtur “pluhur bërthamor”. Duke folur në bordin e Air Force One, Trump tha se Irani është i gatshëm të dorëzojë këto materiale, duke paralajmëruar...