Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sanksionet ndaj Venezuelës për të lehtësuar operacionet e ndihmës në zonat e goditura nga tërmeti. Konkretisht, Uashingtoni ka autorizuar kryerjen e transaksioneve drejt Venezuelës, të cilat zakonisht ndalohen nga sanksionet, me kusht që ato të lidhen me “operacionet e ndihmës humanitare”. Departamenti i Thesarit i SHBA-ve ka lëshuar një urdhër që lejon këto transaksione deri më 23 tetor 2026. Që nga arrestimi i ish-presidentit Nicolás Maduro në janar të këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar vetëm një numër të kufizuar autorizimesh dhe licencash për shfrytëzimin dhe tregtimin e naftës, në bashkëpunim me presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez. Ky veprim përfaqëson një lehtësim të pjesshëm të regjimit të sanksioneve ndaj Venezuelës. Bilanci i tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën po...