Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

Ish-deputeti grek, Vasilis Leventis, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë, 1 korrik, në moshën 75-vjeçare. Vitet e fundit, Vasilis Leventis luftoi me kancerin, ndërsa disa vite më parë ka hasur probleme edhe për shkak të Covid-19, kohë kur ai ishte shtruar në spital për një kohë të gjatë dhe i intubuar. Ka qenë djali i tij i adoptuar, Marios Georgiadis, ai i cili ka njoftuar vdekjen e politikanit përmes një postimi publik. “Nuk e kam menduar kurrë se kjo moment do të vinte kaq herët. Vetëm në moshën 75-vjeçare. Me dhimbje të madhe sot i jap lamtumirën babait tim. Njeriut që më rriti, më mbështeti në çdo hap të jetës sime dhe më mësoi, me shembullin e tij, çfarë do të thotë dinjiteti, këmbëngulja, durimi,...