Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Ndërron jetë Eva Schloss, e mbijetuara e Auschwitzit dhe gjysmëmotra e Anne Frankut
Mbreti Çarls i Britanisë i ka bërë homazhe Eva Schloss, një të mbijetuar të Auschwitzit dhe gjysmë-motër e Anne Frank, e cila vdiq në moshën 97-vjeçare. Schloss ishte bashkëthemeluese dhe presidente nderi e Fondacionit Anne Frank, patronazhere e të cilit është Mbretëresha Camilla, raportoi sot BBC. Schloss dhe familja e saj u dëbuan nga shtëpia e tyre në Austri në vitet 1940. Ata jetuan si refugjatë në Holandë përpara se të kapeshin dhe të dërgoheshin në kampin famëkeq të përqendrimit të Auschwitzit . Në një postim në rrjetet sociale, Mbreti Charles shkroi: "Unë dhe gruaja ime jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i vdekjes së Eva Schloss". “Është e pamundur të kuptohen tmerret që ajo përjetoi si një grua e re, megjithatë ajo ia kushtoi pjesën tjetër...