Ndërprerje të energjisë, përleshje mes votuesve në Gjilan, policia “në këmbë”! Si po vijon procesi zgjedhor në Kosovë?

Ndërprerje të energjisë, përleshje mes votuesve në Gjilan, policia “në këmbë”! Si po vijon procesi zgjedhor në Kosovë?

pamje nga incidenti KOSOVË- Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj, ndërsa procesi i votimit është hapur që prej orë 07:00 të mengjesit.  Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme, ku bëhet me dije se 100 prokurorë të shtetit janë anagzhuar në terren. Ndërkohë që një incident është regjistruar në një qendër votimi  në Zhegër të Gjilanit, ku mediat raportojnë për një përleshje të fortë verbale dhe fizike. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani” ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia për të qetësuar situatën. Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve por tha për mediat se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit. Ndërkohë, janë regjistruar problematika me...