Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

Ndalohen burrat dhe fotografitë, Dubai hap plazhin e parë në botë vetëm për gra

Dubai ka hapur plazhin e parë privat në botë ekskluzivisht për gra, që funksionon 24 orë në ditë dhe premton privatësi të plotë për vizitoret. Plazhi ndodhet në zonën Al Mamzar, në verilindje të emiratit, dhe ka nisur të presë banore dhe turiste që nga fillimi i këtij muaji. Autoritetet kanë vendosur rregulla të forta sigurie dhe privatësie. Fotografimi është i ndaluar, ndërsa zona monitorohet me sisteme inteligjente mbikëqyrjeje për të garantuar sigurinë e grave që frekuentojnë plazhin. E gjithë struktura operon vetëm me femra, nga rojet e sigurisë deri te rojet bregdetare ndërkohë që plazhi ka një zonë e veçantë për fëmijë. Sipas autoriteteve të Dubait, projekti është pjesë e një investimi më të madh për zhvillimin e plazheve publike në qytet, me një vlerë që...