Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ajo punoi në qendrën sekrete të Bletchley Park dhe kontribuoi në fitoren e Aleatëve, duke thyer kodin famëkeq “Enigma”. Ruth Bourne, një nga gratë që luajtën një rol kyç në deshifrimin e komunikimeve sekrete të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në Londër në moshën 99-vjeçare. Bourne ishte pjesë e ekipit të fshehtë të Bletchley Park, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Londrës, ku u thyen kodet e koduara me makinën “Enigma”. Ky operacion i klasifikuar, i njohur si programi “Ultra”, ndihmoi forcat aleate të parashikonin lëvizjet e ushtrisë gjermane dhe të fitonin beteja vendimtare gjatë luftës. Edhe Italia fashiste u godit drejtpërdrejt nga ky aktivitet: shumë autokolona detare që niseshin drejt Libisë me trupa dhe furnizime për frontin e Afrikës...