NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik: Rritja e shpenzimeve ushtarake dhe Ukraina në krye të agjendës
Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen më 7 dhe 8 korrik 2026 në Kompleksin Presidencial Beştepe në Ankara, në një samit që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e Aleancës në një periudhë të tensionuar të sigurisë globale. Kjo është hera e dytë që Turqia organizon një Samit të NATO-s, pas atij të mbajtur në Stamboll në vitin 2004. Samiti zhvillohet në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon, situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe aleatët po kërkojnë që Evropa të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj. Sipas NATO-s, në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbrojtjes kolektive, zbatimi i planit historik për rritjen e investimeve në mbrojtje deri në 5...
Burimi:
vizionplus.tv