“NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare. Gjatë bisedës, dy liderët trajtuan pasojat që kjo situatë po sjell për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe pasojat në transportin detar ndërkombëtar dhe ekonominë globale Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe vazhdimi i sulmeve iraniane ndaj Emirateve dhe vendeve të tjera të rajonit, përfshirë sulmet ndaj, infrastrukturës civile dhe objekteve jetike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dënoi këto sulme, duke theksuar se ato përbëjnë shkelje të sovranitetit të shteteve, të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai gjithashtu...
Burimi:
top-channel.tv