Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin
Vladimir Putin nuk ka humbur kohë për të shfrytëzuar situatën e krijuar në tregjet e energjisë gjatë fundjavës. Ai ka zhvilluar biseda me princin saudit Mohammed bin Salman, me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan dhe me mbretin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al-Khalifa. Janë drejtuesit kryesorë të vendeve që dominojnë OPEC. Një ditë më parë, OPEC kishte vendosur rritjen e prodhimit të naftës me rreth 0.3% të kërkesës botërore. Por kjo sasi nuk pritet të dalë realisht në treg, për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Si pasojë, nuk do të ketë efekt në frenimin e rritjes së çmimeve. Nafta ruse Rusia ndodhet në një situatë tjetër. Nuk mund të rrisë...
Burimi:
javanews.al