Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Çmimet e naftës ranë për ditën e dytë radhazi të mërkurën, mes pritshmërive se furnizimi i bllokuar nga rajoni kyç prodhues i Lindjes së Mesme mund të rifillojë, pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump, la të kuptohej se mund të arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Reuters shkruan se në tregjet ndërkombëtare, nafta Brent ra me 1.89 dollarë, ose 1.7%, në rreth 107.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti me 1.83 dollarë, ose 1.8%, në rreth 100.44 dollarë për fuçi. Rënia vjen pas një periudhe tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku furnizimet energjetike janë ndikuar nga përplasjet dhe pasiguria në Ngushticën e Hormuzit. Të martën, Trump deklaroi papritur se SHBA-të do të pezullonin përkohësisht një operacion...