Nafta Brent mbi 116 dollarë pas kërcënimeve të reja të Trump për pushtimin e ishullit Kharg

Nafta Brent mbi 116 dollarë pas kërcënimeve të reja të Trump për pushtimin e ishullit Kharg

Çmimet e naftës shënuan rritje, ndërsa rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen u përfshinë në konfliktin në Lindjen e Mesme. Situata u tensionua më tej pas mbërritjes së trupave amerikane në rajon, duke shtuar frikën se zgjerimi i luftës mund të shkaktojë trazira të reja në tregjet globale të energjisë. Nafta Brent, që po shkon drejt një rritjeje mujore rekord, u rrit deri në 3.7%, duke arritur në 116.75 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta Ëest Texas Intermediate kaloi mbi 100 dollarë për fuçi. Rebelët Houthi kanë lëshuar raketa drejt Izraelit gjatë fundjavës dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë operacionet derisa të ndalen sulmet ndaj Iranit dhe grupeve të tij aleate. Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dërgimin e mijëra ushtarëve në rajon, duke...