“Na ndalon Kushtetuta”! Italia do t’i thotë “JO” Bordit të Paqes, Gjermania dhe Britania presin në heshtje

“Na ndalon Kushtetuta”! Italia do t’i thotë “JO” Bordit të Paqes, Gjermania dhe Britania presin në heshtje

donald trump dhe giorgia meloni ITALI- Italia është shteti i radhës i Bashkimit Europian, që pritet ti thotë jo ftesës së Donald Trump, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Më herët të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Franca, Norvegjia dhe Suedia. Sipas Corriere Della Sera, pengesa kryesore për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, është Neni 11 i Kushtetutës italiane. Ai i lejon Italisë të marrë pjesë në organizata ndërkombëtare që merren me paqen, por vetëm "në kushte të barabarta me shtetet e tjera”. “Kjo është e kundërta e Bordit të Paqes të hartuar nga Donald Trump, në atë që është një lloj OKB-je private me një tarifë hyrjeje prej një miliard dollarësh. Ky është dyshimi i parë që po e çon Giorgia Melonin të mos bashkohet me Bordin...