Musk i jep një dorë Ukrainës/ Ngadalëson ushtria ruse, dimri i ashpër dhe mungesa e Starlink frenojnë ofensivën

Musk i jep një dorë Ukrainës/ Ngadalëson ushtria ruse, dimri i ashpër dhe mungesa e Starlink frenojnë ofensivën

Përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë po ecën shumë më ngadalë nga sa kishte parashikuar Kremlini. Në skenarët e Vladimir Putinit, njësitë ruse duhej ta kishin marrë tashmë të gjithë Donbasin dhe të kishin rrethuar Zaporizhian, duke detyruar Volodymyr Zelenskyn të kërkonte armëpushim. Por në terren realiteti rezulton ndryshe: Kievi po qëndron në mbrojtje dhe në disa sektorë po kalon edhe në kundërsulm. Të dhënat e analistëve ushtarakë ukrainas të platformës Deep State tregojnë qartë ngadalësimin e ritmit të ofensivës. Në nëntor, Rusia arriti të pushtojë rreth 505 kilometra katrorë territor, në dhjetor kjo shifër ra në 445, ndërsa në janar përparimi u ndal në 245 kilometra katrorë. Ajo që shqetëson më shumë Moskën është fakti se humbjet në njerëz dhe pajisje nuk kanë rënë,...