Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!
Një marrëveshje e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit mund të sjellë zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, raporton CBS News. Sipas draftit të memorandumit të mirëkuptimit, i cili pritet të miratohet nga Teherani, parashikohen disa pika kyçe që synojnë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Mes tyre përfshihen zgjatja e armëpushimit aktual me 60 ditë, hapja e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe rikthimi i lundrimit detar në nivelet para luftës brenda 30 ditëve. Po ashtu, drafti parashikon një deklaratë të përbashkët mes SHBA-së, Iranit dhe aleatëve të tyre për ndalimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake në rajon, përfshirë Libanin. Në dokument thuhet gjithashtu se...
Burimi:
vizionplus.tv