Mrekulli pas tërmeteve me mbi 2500 viktima në Venezuelë, shpëtohet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja një person
Një person është shpëtuar i gjallë pasi kaloi tetë ditë i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën. Hernán Gil u nxor nga ekipet e shpëtimit më shumë se 100 orë pasi ishte lokalizuar për herë të parë nën rreth 140 ton rrënoja. Operacioni u cilësua nga një zjarrfikës kilian si “pa dyshim më kompleksi dhe teknikisht më i vështiri” në të cilin ai kishte marrë pjesë ndonjëherë. Sipas autoriteteve, deri të enjten në mbrëmje, numri i viktimave nga tërmetet e 24 qershorit ka arritur në 2,595, ndërsa dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Allan Madrigal, ndihmës mjekësor i Kryqit të Kuq të Kosta Rikës, tha se Gil doli “në formë të përsosur” pas kësaj...
Burimi:
javanews.al