Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat 8 ditë pas tërmetit

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat 8 ditë pas tërmetit

Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, tetë ditë pasi mbeti i bllokuar nga dy tërmetet e fuqishme që goditën vendin më 24 qershor. Hernan Gil u shpëtua pas një operacioni të gjatë dhe tepër të ndërlikuar, pasi ekipet e emergjencës kishin arritur ta lokalizonin nën rreth 140 tonë rrënoja. Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e vizitoi Gil në spital dhe e cilësoi atë si një “mrekulli të gjallë”, ndërsa publikoi edhe një video nga takimi në rrjetet sociale. Sipas bilancit të fundit, të paktën 2.595 persona kanë humbur jetën nga tërmetet, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Operacioni për nxjerrjen e Gil u përshkrua nga një zjarrfikës kilian si “ndër më...