Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Nëna dhe foshnja 18-ditëshe shpëtohen gjallë: Ai më dha forcë për të mbijetuar
Një nënë në Venezuelë dhe foshnja e saj vetëm 18 ditëshe janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tyre, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe lanë pas shkatërrime të mëdha dhe viktima të shumta. Sipas BBC, Dayana Patino u nxor nga rrënojat së bashku me djalin e saj, Juan David, pas orësh të gjata të bllokuar nën një ndërtesë të shembur në zonën La Guaira. Ajo tha se foshnja e saj i dha forcën për të mbijetuar: Sa kohë që ai ishte gjallë, unë do të isha gjallë. Herë pas here i prekja hundën për t’u siguruar që merrte frymë. Dayana tregoi se në momentin e tërmetit ajo ndodhej në apartamentin e saj në katin e tetë dhe fillimisht mendoi se...
Burimi:
vizionplus.tv