Moti i keq “pushton” Italinë, jepet alarmi në jug të vendit
Mot i keq me stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë jugun e Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se cikloni Harry, i cili kohët e fundit ka arritur fazën e tij më të rëndë, vazhdon të shkaktojë frikë në Sardenjë, Kalabri dhe Siçili. Alarmi i motit do të zgjasë të paktën deri të mërkurën, më 21 janar. Shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe stuhi të forta kanë goditur dy ishujt kryesorë dhe Kalabrinë në orët e fundit, ku kanë rënë mbi 100 milimetra shi. Mbrojtja Civile është në gatishmëri të lartë dhe lajmet e orëve të fundit paraqesin një pamje të zymtë. Afërsisht 200 bashki vetëm në Siçili kanë aktivizuar Qendrat e Operacioneve në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile për të monitoruar...
Burimi:
vizionplus.tv