Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm përfshin Greqinë, pesë zona në ‘alarm të portokalli’
Shira të dendur dhe stuhi të forta, në disa zona me intensitet të lartë, pritet të godasin Greqinë gjatë së hënës, kryesisht në ishujt e Egjeut Lindor dhe Qendror. Ndërkohë, në zonat malore dhe gjysmëmalore parashikohen edhe reshje të dendura dëbore. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë ka publikuar mbrëmjen e së dielës një buletin të rishikuar emergjence për fenomene të rrezikshme, i cili do të jetë në fuqi deri në orët e mesditës së së hënës. Sipas autoriteteve, alarmi meteorologjik është ulur nga niveli i kuq në portokalli, megjithatë kushtet e motit mbeten problematike në disa rajone. Reshje të dendura dëbore do të regjistrohen në zonat malore dhe gjysmëmalore të Maqedonisë Lindore dhe Trakisë, si dhe në disa zona të ulëta të Trakisë, deri në...
Burimi:
syri.net