Moti ekstrem në Japoni, bora arrin në 4.5 metra, shkon në 46 numri i viktimave
Bota E Martë, 10 Shkurt 2026 10:31 Ka shkuar në 46 numri i viktimave në Japoni për shkak të motit ekstrem dhe reshjeve të dëborës. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 558. Vendi është goditur nga bora që prej 20 janarit dhe pjesa më e madhe e Japonisë veriore është përfshirë nga kaosi. Në Prefekturën Aomori, në pjesën veriore të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, banorët po përballen me 1.3 metra dëborë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. Gjithashtu janë raportuar dhe një numër i madh aksidentesh. Në fillim të shkurtit qeveria dërgoi edhe ushtarë për të ndihmuar banorët e prefekturës Aomori, e cila ishte më e goditura ku bora arritën deri në 4.5 metra. “Imminent threat to life” Record-breaking snowfall in Aomori, northern...
Burimi:
kohajone.com