Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur
Një rrëshqitje dheu shkaktoi vdekjen e një burri 58-vjeçar dhe plagosjen e dy personave të tjerë në komunën e Formellos, pranë Romës, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, kur një pjesë e kodrës u shemb, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, dhe mbeturinat rrëmbyen një ndërtesë trekatëshe. Viktima ndodhej në apartamentin e tij në katin përdhes të një ndërtesë trekatëshe, ndërsa dy të plagosurit ishin në katin e sipërm dhe u dërguan në spital, pa rrezik për jetën. Zjarrfikësit, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës mjekësore ndodheshin menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të siguruar zonën. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkakun e rrëshqitjes dhe për vlerësimin e rrezikut në zonën përreth.
Burimi:
javanews.al