Moska po i bën presion Trumpit, dëshiron pjesën e Donetskut për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Moska po i bën presion Trumpit, dëshiron pjesën e Donetskut për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kremlini po intensifikon përpjekjet diplomatike për të ushtruar presion mbi administratën e presidentit amerikan Donald Trump, duke përdorur çështje ekonomike dhe tregtare si mjet për të siguruar lëshime strategjike lidhur me luftën në Ukrainë. Kështu thuhet në një raport të ri të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), ku theksohet se fokusi kryesor i Moskës mbetet e ardhmja e rajonit të Donetskut. Sipas ISW, Rusia synon të marrë kontrollin e plotë të rreth 5.400 kilometrave katrorë të Donetskut që aktualisht ndodhen ende nën kontrollin e Ukrainës, jo përmes operacioneve ushtarake, por përmes presionit diplomatik dhe negociatave politike. Raporti analizon një deklaratë të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov më 1 shkurt, ku ai sugjeroi se Moska dhe Uashingtoni duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta ekonomike...