“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti konferencën e tij për shtyp të fundvitit duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe qytetarëve që telefononin për një gamë të gjerë temash – nga gjeopolitika te jeta e përditshme. Eventi i organizuar me kujdes u transmetua për orë të tëra në televizionin shtetëror. Putin e përshëndeti kompromisin e arritur nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për një kredi për Ukrainën si një sukses. Ai deklaroi se plani i tyre për të konfiskuar asetet e bankës qendrore ruse dhe për t’i përdorur ato për Ukrainën kishte dështuar. Në të njëjtën kohë, Putin përsëriti paralajmërimin e tij se shtytja e BE-së për të përdorur fondet shtetërore ruse mund të shkatërronte besimin në tregjet financiare. “Përdorimi i aseteve të ngrira...