Mira Murati “ia merr” Open AI-it, krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit

Mira Murati “ia merr” Open AI-it, krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit

Thinking Machines Lab dëshiron të ndërtojë një inteligjencë artificiale e cila vërtet dëgjon ndërsa flet. Startup-i i inteligjencës artificiale, i themeluar vitin e kaluar nga ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI, Mira Murati, njoftoi nismën e saj më të fundit të pagëzuar si “interaction models” apo modele ndërveprimi, që në thelb është AI i cili mund edhe të të ndërpresë gjatë bisedës. Aktualisht, çdo model AI që keni përdorur funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë: ju flisni, ai dëgjon. Pastaj ai përgjigjet dhe ju dëgjoni. Thinking Machines po përpiqet ta ndryshojë këtë duke ndërtuar një model që përpunon input-in e përdoruesit dhe gjeneron përgjigje në të njëjtën kohë, në mënyrë që bashkëbisedimi të ngjajë më shumë me një telefonatë të mirëfilltë sesa me një shkëmbim mesazhesh. Termi...