Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

SHBA nuk mund të shkojë në Hënë pa Europën. Kështu është shprehur ministrja gjermane e Hapësirës, Dorothee Bär, e cila tha se teknologjitë europiane mbeten thelbësore për misionet amerikane dhe se “pa ne nuk bëhet”. Në një intervistë për Politico, Bär tha se Gjermania dhe Europa vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në programet hapësinore amerikane, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy palëve mbetet i domosdoshëm. “Gjermania dhe Europa ofrojnë teknologji kritike për misionet amerikane në hapësirë. Prandaj mund të themi me besim: pa ne nuk bëhet”, u shpreh ajo. Ministrja solli si shembull Modulin Europian të Shërbimit për anijen Orion të NASA-s, duke thënë se pa të, Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të realizonin misionet drejt Hënës. Moduli siguron energjinë elektrike,...