Ministri i Jashtëm iranian: Nëse SHBA-të na sulmojnë, ne do të godasim bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian: Nëse SHBA-të na sulmojnë, ne do të godasim bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Al Jazeera se Teherani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për organizimin e një raundi të dytë bisedimesh, megjithëse ende nuk është caktuar një datë konkrete. Ai shtoi se të dyja palët e konsiderojnë të rëndësishme që ky raund të zhvillohet “së shpejti”, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të menjëhershëm të kontakteve. Pyetur për rrezikun e një konflikti të mundshëm me SHBA, Araghchi theksoi se një mundësi e tillë ekziston gjithmonë, por nënvizoi se Irani është i gatshëm si për një zgjidhje paqësore, ashtu edhe për luftë. Ai siguroi gjithashtu vendet fqinje se, në rast një sulmi nga SHBA, forcat iraniane do të synojnë vetëm bazat amerikane në rajon dhe jo vendet pritëse...