Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon
Duke folur për Al Jazeera Arabic lidhur me bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi bëri të ditur se Teherani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për zhvillimin e një raundi të dytë negociatash, pa u përcaktuar ende një datë konkrete. Sipas tij, të dyja palët vlerësojnë se raundi i ri i bisedimeve duhet të zhvillohet “së shpejti”, duke lënë të hapur mundësinë e rifillimit të menjëhershëm të kontakteve diplomatike. I pyetur për mundësinë e një përplasjeje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, Aragçi tha se një skenar i tillë ekziston gjithmonë, por theksoi se Irani është i përgatitur si për një zgjidhje paqësore, ashtu edhe për luftë. Ai vuri theks të veçantë te garancitë ndaj vendeve të rajonit, duke sqaruar se Teherani...
Burimi:
javanews.al