Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi përfundoi të martën vizitat e tij në Danimarkë, Suedi, Finlandë dhe Norvegji, duke arritur konsensus me katër vendet nordike për të mbështetur partneritetet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në tregti, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe. Wang, u takua me mbretin danez Frederik X, kryeministrin suedez Ulf Kristersson, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store gjatë vizitës së tij gjashtëditore. Kina dhe katër vendet nordike u zotuan gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin e gjelbër dhe novacionin, të rrisin bashkëpunimin në qeverisjen globale dhe të zgjerojnë shkëmbimet njerëzore. Palët përkatëse ranë dakord të pasurojnë më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Danimarkë, të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme e të vazhdueshme Kinë-Suedi,...