Ministrat e BE-së kërkojnë strategji të përbashkët për krizën e çmimeve të energjisë
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të kërkojnë të koordinojnë të premten reagimin e tyre ndaj rritjes së çmimit të energjisë për shkak të luftës në Iran, duke siguruar që masat të ndihmojnë më vunerabëlit dhe ta largojnë Evropën nga lëndët djegëse fosile, duke mbajtur nën kontroll koston fiskale dhe kërkesën. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm që kur filluan sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, duke krijuar një tronditje çmimesh të ngjashme me krizën energjetike që kaloi Evropa pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, edhe pse vendet e BE-së tani po marrin shumë më tepër energji nga burimet e rinovueshme. “Koordinimi në nivel BE-je është thelbësor për të parandaluar fragmentimin e tregut dhe për të nxitur ekonomitë e shkallës,...
Burimi:
opinion.al