Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve për fluturimet me avionë privatë. Një avion luksoz, me nisje nga Riad në Arabia Saudite dhe destinacion një kryeqytet evropian në një zonë të sigurt mund të kushtojë deri në 302 mijë euro në këto momente të vështira. Megjithatë, ka persona me pasuri shumë të mëdha që po i paguajnë këto shuma pa u menduar dy herë. Disa prej tyre kanë udhëtuar ditët e fundit me automjete luksoze SUV nga Dubai drejt Riad, në udhëtime që kanë zgjatur deri në 10 orë, të shoqëruar nga roje private të armatosura, për të arritur në aeroport dhe për t’u larguar nga zonat e rrezikut. Çmimet kaq të...
Burimi:
javanews.al