Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Policia e Malit të Zi dhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) kanë arrestuar një shtetas iranian të dyshuar për sulme kibernetike që i kanë shkaktuar infrastrukturës amerikane dëme të vlerësuara në 3.4 miliardë dollarë, njoftuan autoritetet malazeze. 39-vjeçari, i cili ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe turke, kërkohet nga Gjykata e Nju-Jorkut për akuza që përfshijnë komplot për mashtrim kompjuterik, hakerim dhe vjedhje identiteti. “Nga viti 2013 e në vazhdim, ai kreu sulme masive kibernetike, duke vënë në shënjestër më shumë se 150 universitete në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar dëme të vlerësuara në mbi 3.4 miliardë dollarë”, thuhet në deklaratën e policisë. Ai u arrestua në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Mal të Zi, njoftoi Drejtoria e Policisë së këtij vendi të...
Burimi:
opinion.al