No Image Available

​Milano, qyteti më i shtrenjtë në Itali

Studimi i Codacons (organizata italiane për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mjedisit) nxjerr në pah dallimet e thella mes Veriut dhe Jugut. Milano konfirmohet edhe në vitin 2025 si qyteti me koston më të lartë të jetesës në Itali. Këtë e dëshmon studimi më i fundit i organizatës së konsumatorëve Codacons, i bazuar në të dhënat e Observatorit të Çmimeve të Ministrisë së Sipërmarrjeve dhe “Made in Italy” (MIMIT). Analiza merr në shqyrtim një shportë përfaqësuese të përbërë nga produkte ushqimore, fruta dhe perime, si dhe një sërë shërbimesh të përditshme, përfshirë kujdesin dentar, parukerinë, pastrimin kimik dhe shërbimet për kafshët shtëpiake. Sipas studimit, në Milano shpenzimi total për këtë shportë arrin në 598,95 euro, ose 62,3% më shumë krahasuar me Napolin për të njëjtën përbërje...