Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër shërbimit ushtarak

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër shërbimit ushtarak

Dhjetëra mijëra nxënës shkollash dolën në rrugë në të gjithë Gjermaninë për të protestuar kundër një kthimi të mundshëm në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Tubime dhe demonstrata u zhvilluan në dhjetëra qytete nën sloganin “Grevë shkollore kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, që përkon me përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore më 8 maj. Policia në Berlin tha se rreth 1 200 pjesëmarrës dolën në kryeqytet për të marshuar nga Porta e Brandenburgut deri në selinë e partisë konservatore të kancelarit Friedrich Merz, duke mbajtur pankarta që lexonin “Arsim në vend të bombave” dhe “Berlin në vend të vijave të frontit”. Organizatorët thane se ishin 5 000 protestues. Në qytetin verior të Hamburgut, organizatorët thanë se rreth 6 000 persona dolën në rrugë, ndërsa...