Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi i Paqes, zbulohet data
QIPRO – Bordi i Paqes për Gazën, mekanizmi i krijuar nga administrata amerikane për të mbikëqyrur rindërtimin dhe administrimin e territorit palestinez pas luftës, do të mblidhet më 30 qershor në Qipro për të rishikuar drejtimin e tij strategjik mes ndryshimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga POLITICO, takimi pritet të zgjasë deri në tre ditë dhe vjen në një moment kur zhvillimet rajonale, përfshirë tensionet e fundit me Iranin, kanë zhvendosur fokusin e komunitetit ndërkombëtar nga Gaza. Në tryezën e diskutimeve do të jenë përfaqësues të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, një strukturë e përbërë nga teknokratë palestinezë që synon të marrë përgjegjësitë e qeverisjes në territor, si dhe përfaqësues të zyrës së Nikolay Mladenov, i ngarkuar...
Burimi:
vizionplus.tv