Merz zbut tonet ndaj Trump: Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të përbashkët

Merz zbut tonet ndaj Trump: Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të përbashkët

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka këmbëngulur se do të mbajë lidhje të ngushta me Uashingtonin pavarësisht planeve të Donald Trump për të tërhequr mijëra trupa amerikane. Duke folur në televizionin gjerman, Merz tha se nuk do të hiqte dorë nga marrëdhëniet transatlantike apo bashkëpunimi me Trumpin, edhe pse mosmarrëveshjet vazhdojnë për luftën e Iranit. “Duhet të pranojë që presidenti amerikan ka një mendim të ndryshëm nga qeveria gjermane për çështje të tilla si marrëveshja bërthamore me Iranin. Megjithatë, Evropa dhe SHBA-të kanë një interes të përbashkët për të punuar së bashku për t´i dhënë fund këtij konflikti”, tha kancelari. I pyetur për vendosjen e raketave amerikane Tomahawk në Gjermani, siç ishte premtuar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në vitin 2024, me synimin për të forcuar...