Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës statusi i së ashtuquajturës anëtare e asociuar pa të drejtë vote. Në një letër që Merz ua dërgoi liderëve të BE-së – presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe presidentit qipriot, Nikos Christodoulides, aktualisht kryesues i BE-së – ai vlerëson se nevojitet një dinamikë e re për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë. Në letrën që Radio Evropa e Lirë e pa, Merz thekson se procesi i zgjerimit të BE-së është duke zgjatur shumë dhe, sipas tij, kjo shkakton zemërim të kuptueshëm si te vendet kandidate, ashtu edhe te shtetet anëtare. Ballkani Perëndimor – vëzhgues në institucionet...
Burimi:
vizionplus.tv