Meloni bllokon marrëveshjen me Izraelin, i thotë “jo” edhe gazit rus

Meloni bllokon marrëveshjen me Izraelin, i thotë “jo” edhe gazit rus

“Është një gabim i madh të nënvlerësohet kriza, duhet vepruar menjëherë për pezullimin e Paktit të Stabilitetit” Kështu është shprehur këtë të martë, më 14 prill, kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë mbërritjes në Vinitaly në Verona. Një ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kishte deklaruar se nuk ka kushte për të lehtësuar rregullat buxhetore. Duke mbërritur në panairin e verës, Giorgia Meloni njoftoi edhe pezullimin e marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin: “Duke marrë parasysh situatën aktuale, qeveria ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së Mbrojtjes me Izraelin”. Kjo marrëveshje synon të favorizojë bashkëpunimin tregtar me Izraelin, sidomos në sektorin e mbrojtjes, si dhe të lehtësojë kërkimin dhe zhvillimin në fushën ushtarake. E miratuar për herë të parë në vitin...