Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, i kanë kërkuar rrjetit televiziv ABC të shkarkojë komedianin dhe prezantuesin Jimmy Kimmel, pasi cilësoi me shaka zonjën e parë si një vejushë e ardhshme, vetëm pak ditë para sulmit me armë në darkën me korrespondentët, shkruan A2CNN. “Zonja e Parë, Melania, është këtu. Shikojeni Melanian, kaq e bukur. Zonja Trump, ju keni një shkëlqim si i një vejushe të ardhshme.” Tre ditë më vonë, një person i armatosur hapi zjarr në darkën me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, ku, sipas autoriteteve, në shënjestër ishin pjesëtarët e administratës Trump. Melania e cilësoi komentin e Kimmel si të dhunshëm e të urryeshëm dhe tha se njerëzit si ai nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë çdo mbrëmje...