Meksika sekuestron gati 3 ton kokainë në Paqësor, arrestohen katër persona
Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 2.99 ton kokainë gjatë një operacioni të madh antidrogë në Oqeanin Paqësor, duke arrestuar katër persona që ndodheshin në dy anije. Sipas autoriteteve, operacioni u zhvillua pas një aksioni të koordinuar të mbikëqyrjes detare dhe ajrore në ujërat pranë shtetit të Oaxacas, në jug të Meksikës. Dy anijet u ndaluan nga një patrullë e Marinës meksikane. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 86 pako që përmbanin rreth 2,990 kilogramë kokainë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 20 kontejnerë me rreth 1,000 litra karburant, që dyshohet se përdorej për transportin e drogës. Ky operacion vjen në një periudhë të shtimit të aksioneve kundër karteleve të drogës në Meksikë, mes presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të frenuar trafikun e narkotikëve. Pas rikthimit të...
Burimi:
syri.net