Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Bota E Hënë, 30 Mars 2026 09:15 Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, ka shkruar të shtunën Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë. Planet mund të përfshijnë bastisje nga Operacionet Speciale dhe trupat konvencionale të këmbësorisë, ka raportuar Washington Post. Nëse presidenti amerikan, Donald Trump do të miratojë ndonjë nga këto plane mbetet e pasigurt, sipas WP-së. Administrata Trump ka vendosur marinsat Amerikane në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Iran shtrihet në javën e saj të pestë, dhe gjithashtu ka planifikuar të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në rajon. Diplomatë të lartë nga fuqitë kryesore rajonale janë mbledhur në Pakistan të dielën për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftimeve në Lindjen...