Media e majtë habitet: Venezuela është transformuar pas arrestimit të Maduros
Nga Joseph A. Wulfsohn, FOX NEWS Korrespondenti i medies liberale, NPR, Eyder Peralta, u habit nga vizita e tij e fundit në Venezuelë pas arrestimit të presidentit të vendit, Nicolás Maduro, nga presidenti Donald Trump. “Ajo që është absolutisht surrealiste kur zbret në aeroport janë shenjat në spanjisht, rusisht, arabisht dhe gjuhën kineze, gjë që tregon se me çfarë përballej ky vend pak muaj më parë,” tha Peralta. “Dhe pastaj del në rrugë dhe njerëzit këtu të thonë se ndihen sikur është hequr një barrë”. Ai vazhdoi: “Për herë të parë pas shumë kohësh, ka protesta në rrugë. Grupet opozitare mbajnë takime publike. Isha dje te godina e Ministrisë së Drejtësisë, dhe kishte një grup protestuesish që po kërkonin lirimin e të gjithë të burgosurve...
Burimi:
syri.net