“Më në fund, për herë të parë Samiti pa rusë’, Donald Tusk ‘thumbon’ Viktor Orban
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi se ekziston një “lehtësim i madh” mes liderëve evropianë, duke theksuar se “për herë të parë në vite nuk ka rusë në dhomë”, gjatë një samiti informal të zhvilluar në Qipro. Sipas raportimit të Politico, Tusk bëri edhe një koment me tone ironike, kur pa në sfond kryeministrin sllovak Robert Fico, duke lënë të kuptohet për tensionet politike brenda Bashkimit Evropian. Ai përmendi gjithashtu se kryeministri hungarez Viktor Orbán mund të mos marrë më pjesë në takime pas humbjes së fundit në zgjedhje, por më pas sqaroi se bëhej fjalë për një shaka. Më vonë, Tusk publikoi në rrjetin social X frazën “asnjë rus në dhomë”, pa përmendur drejtpërdrejt emra të tjerë liderësh. Ndërkohë, Robert Fico vijon të mbetet...
Burimi:
javanews.al