“Më luti të bëja foto me të, më erdhi keq”, Meloni “përplaset” me Trump: Deklarata e Presidentit e pavërtetë, unë dhe Italia nuk lypim kurrë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka replikuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se Meloni e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës. Në një video të publikuar në platformën X, Meloni hodhi poshtë pretendimet e Trump, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të sajuara. Ajo shprehu habi për mënyrën se si presidenti amerikan, sipas saj, po sillet ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se mungesa e një qëndrimi të fortë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit është shqetësuese. “Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të pavërteta. Jam e shokuar. Nuk e kuptoj pse presidenti i SHBA-ve sillet kështu me aleatët e tij. Është për të ardhur keq që...
Burimi:
vizionplus.tv