Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të viktimave: Specifikonte racën dhe…
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dje hedhin dritë mbi kërkesat tronditëse që Jeffrey Epstein bëri për vajzat e mitura, të cilat ai u kërkoi “bashkëpunëtorëve” të tij t’ia siguronin me një ritëm konstant në mënyrë që t’i shfrytëzonte seksualisht. Publikimi i serisë së re të dokumenteve nga hetimi ndaj financuesit pedofil është një zhvillim i rëndësishëm, rast që është bërë një “dhimbje koke” për administratën Trump, për shkak të kritikave në muajt e fundit për vonesat në zbulimin e të gjitha provave. Edhe pse shumë pjesë të dokumenteve të reja mbeten të censuruara, pjesët që janë të arritshme përfshijnë imazhe të Epstein me njerëz të famshëm, si Michael Jackson, Chris Tucker dhe Diana Ross, si dhe biznesmenin Richard Branson. Ish-Presidenti Amerikan Bill...