Me flamurin amerikan në Groenlandë, Trump “tallet” me Evropën: Nxënësit përballë mësuesit
Donald Trump duket më i vendosur se kurrë për të bërë territor amerikan, ishullin arktik të Groenlandës. Në dy postime të bëra në Truth Social të martën, Trump paraqitet duke “mbajtur” flamurin amerikan dhe duke u përgatitur ta vendosë atë në tokën e Groenlandës. Në të njëjtën foto me të janë zv/presidenti i SHBA, J.D Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa në një tabelë shkruhet “Groenlanda, territor i SHBA-së nga viti 2026”. Megjithatë, foto është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Gjithashtu, Trump ka ndarë edhe një foto të marinsave amerikanë nga Iwo Jima, gjithashtu duke vendosur flamurin amerikan. Ndërsa në foton e dytë të postuar këtë të martë, Trump “ngacmon” udhëheqësit europianë, pas një takimi që ata zhvilluan për Ukrainën në gusht 2025, e...
Burimi:
ntv.al