Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, 50 të zhdukur, vetëm një i mbijetuar nga tragjedia

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, 50 të zhdukur, vetëm një i mbijetuar nga tragjedia

50 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë mbytur, pasi varka e tyre u fundos në Detin Mesdhe. Vetëm njëri prej tyre është shpëtuar. Mjeti lundrues ishte nisur nga Tunizia, një pikë e zakonshme nisjeje për emigrantët që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm për të arritur në Evropë. I mbijetuari kishte qenë për 24 orë në det dhe besonte se të gjithë të tjerët ishin mbytur. Emigranti u shpëtua nga një anije tregtare pranë brigjeve të Tunizisë dhe u dërgua në Maltë për trajtim mjekësor. /vizionplus.tv