Mbyllet Ngushtica e Hormuzit dhe rriten sulmet ndaj anijeve përreth! Uashingtoni ofroi garanci, por pronarët kanë frikë të rifillojnë lundrimin
Lundrimi në Ngushticën strategjike të Hormuzit është pothuajse ndalur, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po ndikon rëndë në një nga arteriet më të rëndësishme globale për transportin e mallrave, nga nafta deri te plehrat kimike. Sipas një njoftimi të publikuar më 6 mars nga Joint Maritime Information Center (JMIC), në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm dy itinerare tregtare në këtë rrugë detare. Të dyja rastet i përkisnin anijeve të mallrave dhe jo tankerëve të naftës, sipas grupit shumëkombësh detar që monitoron situatën në Lindjen e Mesme. Dhjetëra tankerë të bllokuar në Gjirin Persik Përshkallëzimi i luftës në rajon ka detyruar dhjetëra tankerë të ngarkuar me naftë dhe gaz natyror të qëndrojnë të ankoruar brenda Gjiri Persik. Frekuenca e sulmeve ndaj...
Burimi:
syri.net